shk222021
Covid-19, tre simptomat klasike nuk mjaftojnë për të identifikuar kush duhet testuar
Sipas një studimi të botuar në "Journal of Infection", testimi për Covid-19 vetëm i atyre që kanë atë që quhet tashmë triada klasike e simptomave, domethënë kollë, temperaturë dhe humbje të nuhatjes, mund të na ketë bërë të humbim disa raste pozitiviteti. "Zgjatja e listës së simptomave, duke përfshirë lodhje, dhimbje fyti, dhimbje koke dhe diarre, do të kishte zbuluar 96% të rasteve simptomatike", shpjegon Michela Antonelli, nga King's College London, autore kryesore e studimit.
Studiuesit analizuan të dhënat e mbi 122,000 të rriturve në Britani, përdorues të aplikacionit ZOE COVID Symptom Study, të cilët raportuan se kishin përjetuar simptoma të mundshme të Covid-19, prej të cilëve 1,202 dolën pozitivë në një test PCR-je brenda një jave nga i pari. Ekspertët zbuluan se testimi i njerëzve me një nga tre simptomat klasike do të kishte identifikuar 69% të rasteve dhe se 46 njerëz do të kishin rezultuar negativë, për çdo person pozitiv. Sidoqoftë, shtrirja e testit te njerëzit te një nga shtatë simptomat, përfshirë kollën, ethet, anozminë, lodhjen, dhimbjen e kokës, dhimbjen e fytit dhe diarrenë, do të kishte zbuluar 96% të rasteve simptomatike në tre ditët e para të sëmundjes. Në këtë rast, për çdo person pozitiv të identifikuar, 95 do të ishin negativë.
Studiuesit zbuluan gjithashtu se përdoruesit e aplikacioneve kishin më shumë të ngjarë të zgjidhnin dhimbje koke dhe diarre si simptoma brenda tre ditëve të para të sëmundjes dhe ethe gjatë shtatë ditëve të para, duke reflektuar kohën e ndryshme të simptomave gjatë sëmundjes. Të dhënat tregojnë gjithashtu se 31% e njerëzve me Covid-19 nuk kanë asnjërën nga simptomat e triadës në fazat e hershme të sëmundjes, kur është më ngjitëse. Kolla ose dispnea u raportua nga 46% e individëve pozitivë për Covid-19 brenda tre ditëve të para të shfaqjes së simptomave. Kur përdoruesit raportuan ethe, ndjeshmëria u rrit në 60%, ndërsa rekordi i anozmisë rriti ndjeshmërinë në 69%. Kur u shtuan dhimbjet e kokës dhe lodhja, përqindja e rasteve të Covid-19 u rrit në 92%, por testet e nevojshme për të gjetur një rast, u dyfishuan.
Studiuesit gjeneruan në mënyrë algoritmike një seri kombinimesh optimale të simptomave, për t'ua nënshtruar pacientët testimit, çdonjëra prej të cilave karakterizohet nga një shkëmbim i mirë midis specifikës dhe ndjeshmërisë dhe sugjerojnë që zgjedhja e kombinimit të bëhet bazuar në aftësinë për testim.
Journal of Infection 2021. Doi: 10.1016/j.jinf.2021.02.015
https://doi.org/10.1016/j.jinf.2021.02.015