Mjekësi e përgjithshme

qer72024

Covid-19. Pas tre vitesh, ende me pasoja postakute. Ja, cilat janë ato

Pasojat postakute të Covid-19 vazhdojnë të shfaqen edhe pas tre vitesh nga shpërthimi i SARS-CoV-2, sidomos te pacientët e shtruar në spital gjatë fazës akute të sëmundjes. Ky fakt është evidentuar nga një studim  i cili analizoi një grup prej 135.161 individësh të infektuar dhe 5.206.835 kontrolle të painfektuara, të ndjekur për një periudhë prej tre vitesh.

Studimi, i publikuar në Nature Medicine, tregoi se rreziku për vdekje dhe për pasoja të reja, priret të reduktohet me kohën, por gjithsesi, ekziston një rrezik i konsiderueshëm, sidomos te pacientët e shtruar në spital. Njohja e këtyre rreziqeve është thelbësore për përmirësimin e trajtimit klinik dhe të cilësisë së jetës së të mbijetuarve nga Covid-19.

Te pacientët,  jo të shtruar në spital, rreziku për vdekje u reduktua një vit pas infektimit, ndërsa rreziku për pasoja postakute u reduktua përgjatë tre viteve, duke kontribuuar në 9.6 DALY (Numri i Viteve të Jetës të Përshtatura sipas Paaftësisë) për 1000 individë edhe në vitin e tretë. Te pacientët e shtruar, rreziku për vdekje mbeti relativisht i lartë edhe në vitin e tretë, me një ndikim të konsiderueshëm në DALY (90.0 për 1000 individë në vitin e tretë).

Numri kumulativ i pasojave postakute në tre vite ishte 2391.7 për 1000 individë te pacientët e shtruar në spital, krahasuar me 378.7 te pacientët jo të shtruar. DALY-t kumulative ishin 766.2 për 1000 individë te pacientët e shtruar, krahasuar me 91.2 te ata jo të shtruar. Efektet kryesore përfshijnë çrregullimet neurologjike, kardiovaskulare, pulmonare, të koagulimit dhe të shëndetit mendor.

"Strategjitë për reduktimin e rrezikut të dëmtimit kronik të shëndetit te individët e infektuar me SARS-CoV-2 përfshijnë shtimin e vaksinimeve dhe të antiviralëve, parandalimin e zhvillimit të pasojave te pacientët e shtruar në spital dhe konstatimin e hershëm e trajtimin e pasojave te individët e prekur", përfundojnë autorët.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>