Mjekësi e përgjithshme

qer262024

Apneja obstruktive e gjumit, obeziteti dhe kirurgjia metabolike

Kirurgjia metabolike lidhet me një reduktim të konsiderueshëm të efekteve anësore kardiovaskulare kryesore (MACE) dhe të vdekshmërisë te pacientët me apne obstruktive të gjumit dhe obezitet. Ky zbulim është frut i një studimi të publikuar në Journal of the American College of Cardiology.

Apneja obstruktive e gjumit është një patologji që konstatohet shpesh te individët obezë dhe përbën një faktor rreziku të konsiderueshëm për sëmundje kardiovaskulare. Trajtimi tradicional i këtyre patologjive nuk ka dhënë rezultate të qarta në reduktimin e MACE. Megjithatë, në këtë studim është krahasuar efikasiteti i kirurgjisë metabolike me trajtimin jo kirurgjikal, duke përdorur metoda peshimi të mbivendosur për balancimin e karakteristikave bazë të pacientëve në dy grupe studimi.

Në studim, u analizuan 13.657 pacientë të rritur me një indeks të masës trupore prej 35-70 kg/m2 dhe apne obstruktive mesatare-të rëndë, të rekrutuar në vitet 2004-2018. Pacientët që i janë nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale metabolike, u krahasuan me një grup kontrolli jo kirurgjikal.

Pas një kontrolli mesatar ecurie prej 5.3 vjetësh, rezultatet demonstruan një reduktim të dukshëm të MACE në grupin që i ishte nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale metabolike, krahasuar me grupin e kontrollit jo kirurgjikal. Norma e incidencës kumulative të MACE në 10 vjet ishte 27% në grupin kirurgjikal dhe 35.6% në grupin e kontrollit. Gjithashtu, vdekshmëria nga të gjitha shkaqet në 10 vjet, ishte 9.1% në grupin kirurgjikal dhe 12.5% në grupin e kontrollit. Kirurgjia metabolike rezultoi edhe në një reduktim të dukshëm të incidencës së dekompensimit kardiak dhe të sëmundjeve koronare.

"Kirurgjia metabolike duhet të shihet si opsion i përshtatshëm për pacientët e përzgjedhur, të prekur nga AOGJ dhe obeziteti mesatar-i rëndë", përfundojnë autorët.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>