News

tet102022

Dita botërore e shëndetit mendor. OBSH: 14% e adoleshentëve dhe një e katërta e mjekëve kanë probleme me shëndetin mendor

Stresi, ankthi dhe pagjumësia janë simptoma të cilat po hasen shpesh në popullatë dhe të gjitha këto vijnë për shkak të problemeve në shëndetin mendor.

Statistikat thonë se 1 në 8 vetë vuan nga çrregullime të shëndetit mendor, por ajo që është më shqetësuese janë mosha të reja të cilat kanë këto probleme dhe që i konstatojnë në moshë të vonë. Një ndikim të rëndësishëm pati edhe pandemia e Covid-19, e cila rriti ankthin te shumë njerëz që u prekën, por edhe te të afërmit e tyre.

Organizata Botërore e Shëndetësisë në lidhje me raportin më të fundit shprehet se: "Bota po dështon në 'detyrën' për të mbrojtur shëndetin mendor dhe mirëqenien e punonjësve të sistemit shëndetësor".

Një raport i ri i bërë nga Fondacioni i Katarit, Samiti Botëror i Shëndetësisë (WISH) në bashkëpunim me OBSH-në zbuloi se të paktën një e katërta e punonjësve të shëndetësisë raportuan simptoma ankthi, depresioni dhe ezaurimi total.

Psikologët nga ana tjetër apelojnë për kujdes ndaj më të rinjve. Adoleshentët dhe të rinjtë duhen orientuar për te psikologu, vizita tek i cili, mbetet ende tabu. Sipas tyre, shëndeti mendor te të rinjtë është në rrezik. Ndërkohë, shkalla e vetëvrasjeve është 6.03 për 100 mijë banorë për grupmoshën 10-24 vjeç.

                                                                                                                                Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>