News

mar12023

Trefishohen shifrat e diabetit. Prof. Florian Toti: Kërkohet strategji për të parandaluar komplikacionet. Verbohen çdo vit 1000 pacientë

Shifrat me të cilat po rritet sëmundja e diabetit dhe komplikacionet që shkakton ajo, kërkojnë një plan kombëtar për të parandaluar jo vetëm diabetin si sëmundje, por edhe komplikacionet që shkakton, të cilat janë që nga humbja e shikimit deri te humbja e njërës gjymtyrë. Sipas mjekut endokrinolog prof. dr. Florian Toti diabeti çon çdo vit në verbimin e 1000 pacientëve, ndërkohë që jo pak pacientë humbin njërën këmbë, pasi këmba diabetike është ndër komplikacionet e rëndësishme te këta pacientë.

"Në vitin 2005 ne kishim një numër prej 30 mijë pacientësh me diabet, ndërkohë që nga një studim që u krye në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, rezultoi që deri në fund të vitit 2022 kishim 86 mijë pacientë me diabet, që do të thotë se gati janë trefishuar", shprehet mjeku endokrinolog.

Shumëfishimi i numrit të pacientëve me diabet lidhet me ushqimet që po konsumojnë shqiptarët  por, edhe me jetën sedentare. Mjekët thonë se mungesa e aktivitetit fizik është ndër shkaqet kryesore, pasi shqiptarët përdorin makinën edhe për distanca të shkurtra. Sipas tyre, kërkohet  në mënyrë imediate parandalim që në fëmijëri. Sëmundja e diabetit është ndër sëmundjet më të kushtueshme si për familjen që ka një pjesëtar me diabet, por edhe për shoqërinë, pasi rimbursimi i medikamenteve tashmë edhe i fishave të diabetit për moshat 0-25 vjeç dhe për pacientët mbi 65 vjeç zënë një pjesë të mirë të buxhetit në Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>